Kush do jetë emri i PD për Tiranën, Berisha: Kemi 13 kandidatë, do jetë më i dashuri

6 Tetor 2025 | 10:46

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK se emri i kandidatit të opozitës që do të garojë për bashkinë Tiranë do të përcaktohet nga koalicioni dhe aleatët.

I pyetur nëse Tirana do të ketë Beppe Grillon e vet (referuar komedianit italian) në korrelacion me emrin e Florian Binajt i cili shpalli kandidaturën një ditë më parë, Berisha u shpreh se Tirana do ketë kandidatin më të dashur që ka pasur ndonjëherë.

“Kemi 12-13 kandidatë për Tiranën. Siç e dini, shpallëm një parim, që mundësisht të hapemi dhe të mirëpresim kandidatura të pavarura nga partitë, ky parim po të shkoni në zgjedhjet e 2003 e shikoni të përsëritet, po përhapet kjo edhe në Evropë dhe në botë. Shpreh mirënjohjen për çdo kandidat tw pavarur gjatë këtyre ditëve. Tirana do ketë kandidatin më të dashur që ka pasur ndonjëherë. Se kush do jetë do përcaktohet nga koalicioni dhe aleatët jo nga unë, edhe unë kam zërin tim”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u bëri thirrje magjistratëve të rinj të kontribuojnë në ndryshimin e kulturës së institucioneve të drejtësisë, duke...
10:51 | 29/06/2026

Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike

Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, u përcolli një mesazh brezit të ri të magjistratëve...
10:46 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026