Kush do jetë presidenti i Malit të Zi? Gazetari tregon se çfarë thonë sondazhet
Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të cilat do të mbahen më 2 prill konkurrojnë dy kandidatë me profil të ndryshëm politik, njëri me përvojë politike 34 vjeçare, ndërsa tjetri nga një parti jo parlamentare
Bekim Coba gazetar nga Mali i Zi tha në një intervistë për Euronews Albania se sondazhe zyrtare në Mal të Zi nuk ka pasur, ndërsa sondazhet në rrjetet sociale kanë qenë propagandë.
Ai tregoi se një sondazh para zgjedhjeve presidenciale e nxori Milo Gjukanoviç në një rënie të lehtë gjë që tregonte për një garë të fortë mes dy kandidatëve.
“Qëndrimi i shqiptarëve në këto zgjedhje nuk është unik, disa përkrahin Gjukanoviç, ndërsa shumica kanë vendosur të qëndrojnë neutralë. Kjo pasi Gjukanoviç i ka neglizhuar interesat dhe kontributin e shqiptarëve, raundi i parë tregon se nuk ka një vullnet për të përkrahur njëri apo tjetrin. Diferencën do ta bëjnë votuesit e kandidatëve të tjetër për të dalë nëse do të dalin për të mbështetur kandidatin që kanë thënë liderët e partive”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)