Kush do ta zëvendësojë TikTok? “Clapper” më i kërkuari, çfarë deklarojnë ekspertët

17 Janar 2025 | 15:01

TikTok është drejt mbylljes në Shqipëri dhe në SHBA, por përdoruesit kanë nisur të gjejnë alternativa të tjera për të zëvendësuar këtë rrjet social. Ekspertët thonë se, ndonëse ka shumë rrjete sociale që po kërkojnë ta zëvendësojnë, asnjë prej tyre nuk përmbush kushtet dhe përmbajtjen që TikTok ofron.

“Një platformë e re po tenton të zërë vendin e TikTok, që është Clapper. Nuk është kineze si platformë dhe lejon pjesën e shtuar që promovon fjalën e lirë, pa censurë. Por, nuk e di si do të reflektohet kjo në pjesën e përmbajtjes, e cila mund të jetë e papërshtatshme. Lejon përdorues 13+, por vjen me nevojë për të pasur filtra specifikë< deklaroi eksperti i IT, Ernest Nako, për Euronews Albania.

TikTok i jep mundësi përdoruesve që përmes videove të përfitojnë para. Në gjuhën e tyre, kjo njihej si Gifte, pra dhurata që përdoruesit japin, me shuma të ndryshme monetare. Por kjo veçanti që ky rrjet ofron do të jetë vështirë të zbatohet në platforma të tjera.

“Në pjesën e specifikimeve sesi monetarizohet nga influencerat, giftet, deri tani nuk ka asnjë platformë që të jetë në të njëjtat nivele që ofron TikTok. Besoj se do ketë konkurrencë dhe, duke qenë se po merr më shumë përdorues, do implementohet. E vështirë të ketë mbulim 100% të asaj që ofron TikTok jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Do t’i duhet të ketë një avantazh konkurrues dhe një bum, dhe atëherë do të arrijë atë ritëm”, deklaroi Nako.

TikTok, sipas të dhënave nga Kepios, ka mbi 1.5 milion përdorues në Shqipëri, ku 35% e tyre janë të grupmoshës 12-25 vjeç. Mbyllja e tij do të fuqizojë rrjetet sociale që janë prej vitesh pjesë, si Instagram dhe Facebook.

“Mark Zuckerberg doli dhe tha se do të heqë FactCheck nga platforma, që do të thotë se organizatat që në llogaritë e Facebook përpiqeshin të gjenin nëse një lajm ishte aktual, nuk do ta bëjnë më këtë gjë. Përdorues të ndryshëm mund të japin opinionin dhe nuk do të jetë i bllokuar”, tha eksperti.

TikTok u lançua për herë të parë në vitin 2016, por në vitin 2020, kur e gjithë bota kaloi në karantinë, shënoi numrin më të lartë të përdoruesve, duke u kthyer në rrjetin social më të përdorur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

Policia Kufitare në Borsh ka ndërhyrë pas konstatimit të një mjeti lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë në zonën e plazhit, duke rrezikuar pushuesit...
14:37 | 07/06/2026

Gjykata e Korçës vendos në Spitalin e Traumës masën e sigurisë për Violand Braçellarin

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Violand Braçellarin, i akuzuar për vrasjen e efektivit Enea Mekolli. Gjatë operacionit për...
13:52 | 07/06/2026

Shiste kokainë dhe heroinë në ambient e “PlayStation” ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “PlayStation”, duke arrestuar një 20-vjeçar i cili dyshohet se shiste lëndë narkotike në ambientin ku ishte i...
13:06 | 07/06/2026