Kush do të jetë kandidat për kryeministër i PD? Bardhi: Duhet të vijë nga diaspora!

18 Qershor 2024 | 22:51

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se do të donte që kandidati i PD për kryeministër të vinte nga diaspora, larg politikës.

Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kandidati për kryeministër duhet të jetë një figurë e pranuar nga strukturat e PD.

“Një nga tre gjërat që ne duhet të bëjmë, është rigjenerimi i ekipit që ne do të nxjerrim. Secili prej nesh e ka të qartë përsa i takon cilësive të figurave që do të duhet të përbëjnë ekipin që ne do të prezantohemi në zgjedhje.

Kandidati për kryeministër nuk është çështje protagonizmi, por çështje përgjegjësie e secilit prej nesh brenda PD dhe përsëris që nuk është vendimmarrje individuale, por e strukturave brenda partisë. Nëse më pyet mua, unë do doja që të ishte një figurë që vjen tërësisht nga jashtë politikës. Jo këto që përfliten, sepse janë legjenda urbane për humor dite.

Unë do të preferoja një figurë që vjen nga diaspora, një figurë të pakontesueshme që do të gëzonte besimin e të gjithë strukturës së partisë. Nuk e kam emrin, por po bëj profilin si do doja unë. Edhe Tabaku mund të ishte një figurë e shkëlqyer për kandidate për kryeministre, qoftë për profilin që ka, qoftë për individin që përfaqëson”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026