Vula ‘në dorën’ e Berishës, Bardhi mesazh Bashës e deputetëve: Dilni me një qëndrim!

12 Qershor 2024 | 13:30

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se shumica e PD (grupimi i Berishës) që mori edhe vulën, ka për detyrë që të krijojë të gjitha mundësitë që çdo anëtar i kësaj force politike, edhe pse mendon ndryshe, të bashkohet në betejën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Komentet Bardhi i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se deputetët e grupit të Bashës duhet të kuptojnë se gjuha përçarëse nuk e ndihmon opozitën, për të bërë të mundur ardhjen në pushtet.

Ai tha gjithashtu se Basha dhe grupi i tij duhet të dalin me një qëndrim sa më parë, ndërsa shtoi se nuk kishte një mesazh specific për ish-kryedemokratin, pasi nuk e dallonte atë nga deputetët e tjerë.

“Është detyra jonë, e pjesës që është shumicë në PD, që të krijojë gjithë mundësitë për çdo anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, që ka menduar ndryshe në këtë konflikt që kemi pasur, për përfshirjen në PD, duke njohur kontributin e tyre.

I referohem edhe kolegëve të mi deputetë që kanë një përgjegjësi edhe më të madhe sesa anëtarët e thjeshtë. Gjuha përçarëse nuk e ndihmon opozitën.

Sa më parë të kemi një reflektim se kundërshtari ynë i vetëm është Edi Rama dhe për ta mundur atë do të duhet të jemi të gjithë bashkë, edhe duke menduar ndryshe për çështje të caktuara. Prandaj edhe thirrja ime është për të reflektuar dhe për t’iu bindur vullnetit të shumicës së partisë.

Nuk e kam ndjekur Bashën, kam parë vetëm, që nuk kanë pasur një qëndrim për çështjen. Uroj që grupi i Bashës të ketë një qëndrim sa më parë. Nuk kam një mesazh specifik për Bashën, pra nuk e dalloj atë nga kolegët e tjerë. Ajo që thashë për deputetët e tjerë, vlen edhe për Bashën”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026