Kush e merr vulën e PD-së? Meri Shehu bën parashikimin për 3 marsin

1 Mars 2023 | 10:03

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euroneës, ku bëri një parashikim për të gjitha shenjat e horoskopit gjatë muajit mars.

Në fund të emsisionit, Shehu u ndal dhe te zhvillimet politike në vend, teksa bëri një parashikim për datën 3 mars dhe procesin gjyqësor se kujt i përket vula e Partisë Demokratike.

Astrologia theksoi se marsi është një muaj përbashkues, por veçoi se më shumë fat këtë periudhë kanë virgjëreshat, shenjë të cilës i përket Enkelejd Alibeaj.

“Partia Demokratike duhet t’u përkasë demokratëve. Hëna e plotë është përbashkuese, ndikimet në muajin mars janë përbashkuese. Alibeaj është virgjëreshë, ai paska fat në këtë periudhë. Virgjëresha kanë më shumë fat në këtë periudhë, por dhe përbashkimet me virgjëreshat.

Rama është në terezi, është gafore. Rama ka dalë jashtë parashikimit planetar të shqiptarëve. Rama planifikohet nga turmat, është jashtë parashikimit planetar se e ka kapur me breshkat”, tha astrologia.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026