Kush është 41-vjeçari shqiptar që u kap në makinën e policisë greke plot me drogë

15 Mars 2024 | 10:03

Personi që shihni në foton e mëposhtme është shtetasi Arben Murto,  i cili u arrestuar në Greqi duke transportuar rreth 100 kg drogë me automjetin e policisë.

Arben Murto

41-vjeçari, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, ishte pasagjer në makinën per sektorit të anti-drogës së Igumenicës, e cila drejtohej nga Oficeri Konstantinos Nakos.

Operacioni policor u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku në pranga përfunduan 41-vjeçari shqiptar dhe dy oficerë të Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë.

Gjithçka nisi, kur automjetit zyrtar të policisë iu dha urdhër të ndalonte nga patrulla në terren për shkak të pranisë së një personi të paidentifikuar dhe të veshur civil në të.

Por në atë moment, efektivi 41-vjeçar Konstantinos Nakos  nuk iu bind urdhërit të kolegëve dhe ka tentuar të largohet.

Ndjekja përfundoi pas disa minutash kur mjeti i policisë u përplas me tre makina të parkuara në rrugë.

Pas kontrollit të imtësishëm, brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gramë.

Nga hetimet rezulton se oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22.00 – 06.00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjeç, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje në Sajadhë, pranë kufirit greko-shqiptar. Gjatë kontrollit në mjet u gjet gjithashtu pistoleta e oficerit Oikonomou. Veç dy të arrestuarve të parë, me urdhër të Prokurorit, u arrestua edhe oficeri 50 vjecar si i përfshirë në trafikun e drogës.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 640 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026