Kush është 43-vjeçari shqiptar që u vra në sy të djalit në Itali, publikohet fotoja
Një ngjarje tragjike me protagonistë disa shqiptarë ka tronditur mbrëmjen e së dielës komunitetin në qytetin italian të Fontanafreddas. Vladimir Topjana, 43 vjeç, u qëllua për vdekje me armë zjarri në sy djalit të tij 17-vjeçar dhe kalimtarëve të shumtë.
Sipas mediave italiane, viktima, me profesion shofer dhe banues në Cordenons, ndodhej përpara një lokali të mbushur me njerëz që po ndiqnin ndeshjen mes Romës dhe Juventusit.
Pak çaste para ngjarjes, në vendngjarje mbërritën disa persona me një automjet tip Audi të bardhë. Mes tyre dhe 43-vjeçarit nisi një debat verbal që degjeneroi në konflikt fizik.

Pavarësisht përpjekjeve të një klienti për të qetësuar situatën, njëri prej personave që erdhën me mjetin tip Audi, nxori armën dhe qëlloi tre herë në drejtim të Topjanës, duke e lënë të vdekur në vend. Të shtënat në kokë rezultuan fatale për viktimën.
Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar me origjinë nga Fushë-Kruja, u largua menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua nga policia italiane rreth mesnatës, në zonën mes Saciles (Pordenone). Bashkë me të është ndaluar edhe babai i tij.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit. Janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë dhe familjarë të viktimës, përfshirë edhe djalin e tij adoleshent. Po ashtu, kamerat e sigurisë publike dhe private të zonës janë sekuestruar dhe po analizohen nga hetuesit për të rindërtuar çdo detaj të kësaj ngjarjeje të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron