Kush është administratori i kompanisë në kërkim për futjen e pulës me salmonelë
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion në lidhje me importimin e mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë nga Brazili. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, Arben Goxha, i cili dyshohet se ka tentuar të importojë 18.5 tonë mish gjoks pule të infektuar.
Gjithashtu, është proceduar penalisht Mondi Goxha, vëllai i Arben Goxhës, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Po ashtu, janë vënë në hetim tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU): Gezim Hushi, Sada Lufta, dhe Aldo Sinjari. Ata dyshohet se, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre, kanë lejuar futjen në treg të këtij produkti të rrezikshëm.
Materialet hetimore janë kaluar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston Dritan Goxhajn
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston Dritan Goxhajn
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen