Skandali i mishit të pulës me salmonelë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

28 Mars 2025 | 14:28

Prokuroria e Tiranës ka marrë në shqyrtim referimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për skandalin e mishit të pulës të importuar nga Brazili, i cili u ndalua në Portin e Durrësit për shkak të pranisë së salmonelës.

Burime zyrtare konfirmojnë se për hetimin e këtij rasti është caktuar, me short, prokurori Platin Aliçka, i cili pritet që brenda 15 ditësh të regjistrojë procedimin penal. Megjithatë, organi hetues nuk ka bërë publik emrin e kompanisë që importoi produktin e kontaminuar.

Rasti u zbulua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas analizave të kryera mbi një mostër të mishit të pulës (fileto e ngrirë), ku u identifikua prania e bakterit Salmonella Typhimurium.

Sipas AKU, është bërë e mundur gjurmimi dhe bllokimi i produktit, si dhe janë marrë masa administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

“Subjekti importues është inspektuar për ndjekjen e gjurmueshmërisë dhe është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale, lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektimin e kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënien e informacionit të pasaktë”, njoftoi zyrtarisht AKU përmes një komunikate për mediat.

Hetimet pritet të zbardhin përgjegjësinë e importuesit dhe masat që do të merren ndaj tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë është përfshirë në një...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026