Kush është Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut që u lirua nga qelia e paraburgimit

27 Korrik 2021 | 10:25

Astrit Avdylaj, i akuzuar për trafik droge dhe i përfshirë në dosjen 339 të manipulimit të votave në qarkun e Durrësit, është liruar nga qelia e paraburgimit. Vendimi që u mor të hënën lidhet me tejkalim të afateve procedurale hetimore.

Tashmë ai ndodhet nën masën ‘arrest shtëpie”. Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit, por deri më tani kanë kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhënë vendimi i shkallës së parë për Astrit Avdylajn.

Por, kush është Astrit Avdylaj?

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza edhe për lidhje të forta politike.

Ai u arrestua në vitin 2018, si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Has.

Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdylaj dhe grupi i tij merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera evropiane. Në këtë aksion të policisë u arrestuan të paktën 22 persona të tjerë.

Përgjimet në lidhje me dosjen hetimore “339” treguan gjithashtu se Avdylaj ishte i përfshirë edhe në fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.

Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave, por edhe për influencë në përzgjedhjen e kandidateve për deputetë të PS në këtë qark në zgjedhjet e 2017.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026