Kush është “bankierja” nga Turqia që do para? Eksperti Softa tregon eksperiencën
Eksperti i sigurisë, Fation Softa, është shprehur se të dhënat personale të qytetarëve janë të rrezikuara në çdo vend të botës.
Komentet Softa i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tregoi shembullin e një “bankiereje” turke, e cila sipas tij shfaqet në shumë profile në Facebook dhe kërkon që të marrë para nga përdoruesit.
Softa tha gjithashtu se ai vetë e kishte bllokuar rreth 100 herë adresën e bankieres, por ajo sipas tij, shfaqet sërish.
Gjithashtu porositi përdoruesit e telefonave celularë që të fshijnë aplikacionet e panevojshme nga aparati i tyre, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për ruajtjen e të dhënave.
“Që të kuptojmë nëse telefoni është duke u hakuar, së pari duhet të shikojmë nëse në telefon kemi aplikacione të panevojshme dhe të dyshimta, që nuk i kemi pasur më parë. E dyta disa aplikacione që nuk të hyjnë në punë duhet t’i largosh nga vetja.
Për Iphohe aplikacionet duhet t’i marrësh përmes platformës që ata kanë dhe jo në mënyrë pirate. Kjo është një nga avantazhet e platformës Apple. Në çdo shtet ndodh që të dhënat personale janë të rrezikuar.
Edhe në Facebook po të shikosh unë shikoj herë pas here shqetësimet e kolegëve që shkruajnë për një profil të caktuar të një bankiereje nga Turqia. Ajo fshije sa të duash, bllokoje sat ë duash, shfaqet sërish me të njëjtin emër.
Fillimisht të thotë që kam kaq kohë që e kërkoj emrin tuaj, kam kaq para sa duhet të kalojë, etj. Ky emri që them unë mund ta kem bllokuar të paktën 100 herë. Një emër me Tusun”, tha Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:25 Makina merr para turmën e tifozëve meksikanë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë