Kush është grupi Kobra në Serbi, Meçollari: Janë në total 100 trupa që…
Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare Artur Meçollari tha në emisionin Review në Euronews Albania se KFOR e ka të qartë se çfarë ka ndodhur me tre policët e Kosovës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Meçollari tregoi se tre policët janë arrestuar nga grupi i ashtuquajtur Kobra i Serbisë, që nuk janë më shumë se 100 trupa dhe veprojnë vetëm me urdhër të komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
“Jam i bindur që KFOR ka vajtur në Beograd ka bërë hetimet e nevojshme, sepse kuptohet se forcat Kobra që i kanë rrëmbyer janë marrë në hetim, janë marrë në pyetje, por duket se ka një heshtje që mos të agravohet situata politike. Forcat 100 Kobra janë 100 në gjithë Serbinë, jo më shumë. Ato ja në vendosur në policinë ushtarake, por nga pikëpamja operacionale varen nga Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe. Ata janë lëvizur nga Beogradi, ku qëndrojnë, me një urdhër të posaçëm dhe kanë hyrë 5 km larg territorit të Kosovës. Marrëveshja e Kumanovës nuk i lejon forcat ushtarake serbe t’i afrohen 5 km kufirit. Jemi në një situatë delikate; situata politike e bën më shumë evazive pasi palët s’po deklarohen saktësisht çfarë ka ndodhur”, tha Meçollari.
LEXONI GJITHASHTU:
- DASH ultimatum Vuçiç: Të lirohen menjëherë 3 policët e Kosovës
- SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania: Të lirohen menjëherë tre policët kosovarë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare