Kush është Pauline, misionarja që kujdeset për problemet e emigrantëve në Francë

1 Shtator 2022 | 13:26

Pauline ka vendosur që jetën e saj ta përkushtojë në ndihmë të emigrantëve.

Përpara disa vitesh ajo krijoi organizatën “Utopia 56”, pasi pa se nevojat e emigrantëve ishin të shumta.

“Organizata që unë kam krijuar merret me çështjet emergjente të emigrantëve, pasi ndodhemi në një situatë të vështirë, ku njerëzit mund të telefonojnë në çdo moment, ditën, natën, në tokë, në det. Në qoftë se dikush do të shkojë në spital, dikush do të flas me një institucion, dikush kërkon një ambient ku të flejë, apo çdo gjë tjetër, ne përpiqemi të jemi afër tyre,” – u shpreh Pauline Joyau.

Vitet e fundit shteti francez është mbipopulluar nga emigrantët dhe Paulin ka grumbulluar ndihma nga gjithë bota për të ndihmuar ata.

Ajo tregon se ka takuar me mijëra prej tyre e asnjëri nga ata nuk ka paraqitur rrezik për të apo shtetin francez.

“Nuk me pëlqen kur më pyet për rrezik, ata janë njësoj si ne, mendoj se unë ndihem më e pasigurte me policinë franceze sesa me emigrantët e huaj. Njerëzit që duan të ikin ne Britaninë e Madhe nuk paraqesin rrezik, shqiptare gjithashtu janë të sjellshëm. I kemi ndihmuar disa prej shqiptarëve me ushqim, ujë, tenda, por ka shumë pak hapësirë për ta dhe po flasim me institucionet këtu që dhe ata të japin një dorë ndihmë,” – u shpreh ajo.

Te shumta kanë qenë rastet kur policia ka dhunuar emigrantët shqiptarë e jo vetëm, thotë Pauline.

“Prej disa vitesh kemi shumë çështje e situata kur policia dhunon emigrantët, gjithashtu dhe shqiptarët. Për mua kjo është e tmerrshme sepse nuk respektohen të drejtat e njerëzve. Policia i dhunon jo vetëm fizikisht, ata qëndrojnë gjithë kohën ne vëzhgim, i largon nga vendet ku ata strehohen e të tjera,” – tregoi misionarja.

Vajza e cila vullnetarisht po jep kontributin e saj drejt emigrantëve parashikon se kufiri do të

Teksa gjithë politika botërore ndodhet në debat të kufijve për emigrantët, një zemër e hapur ndodhet në Francë, e cila me përulësi e dedikim ndihmon të panjohurit e vuajtur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026