Kush është personi që u arrestua bashkë me ish-efektivin e RENEA-s
Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, është arrestuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të enjtes, pasi rezultonte në kërkim nga SPAK.
Sipas burimeve zyrtare, në momentin e ndalimit, Morina dyshohet se mbante me vete një armë zjarri të tipit pistoletë, çka rëndon më tej pozitën e tij ligjore.
Altin Morina ishte shpallur në kërkim më 17 maj 2024, si pjesë e operacionit të gjerë antidrogë “Revanshi”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai akuzohet për bashkëpunim me personin e njohur të botës së krimit, Durim Bami, në kultivimin e kanabisit në zonat e Niklës dhe Tapizës, gjatë viteve 2019-2020.
Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Endri Hoxha, drejtuesi i automjetit ku udhëtonte Morina, i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Aktualisht, të dy të ndaluarit ndodhen në ambientet e paraburgimit, ndërsa pritet që ndaj tyre të caktohet masa e sigurisë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kujtojmë se Altin Morina, u ndalua dhe në mars të vitit 2023, pasi në automjetin me të cilin po lëvizte në zonën e Kodrës së Diellit, iu sekuestrua një shumë prej 100 mijë euro.
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…