Kush është punonjësi i ushtrisë që s’iu bind policisë dhe mori përpara efektivin

14 Prill 2025 | 13:02

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë, ku 25-vjeçari që shihni në foton e mësipërme, i identifikuar si Merson Ferizaj, është përfshirë në një konflikt me një efektiv të Policinë Rrugore. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45 në rrugën e Elbasanit, kur Ferizaj, nuk ia përgjigj urdhërit të efektivit për të ndaluar, teksa po lëvizte me motor.

Sipas informacioneve të policisë, Ferizaj ka kundërshtuar efektivin, duke i dhënë gaz motorrit dhe duke shkaktuar lëndime në krah të punonjësit të policisë. Për pasojë, efektivi është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që 25-vjeçari është shoqëruar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Merson Ferizaj, sipas të dhënave, është punonjës i Forcave Ushtarake. Pas incidentit, ai është marrë në pyetje nga autoritetet për të zbardhur ngjarjen dhe për të parë shkakun e reagimit të tij ndaj urdhrit të policisë.

Policia ka njoftuar se ngjarja është ende në hetim dhe se po merren masa për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026