Kush është shqiptari me dy emra që u ekzekutua në Athinë?

19 Gusht 2025 | 10:10

47-vjeçari shqiptar i vrarë mbrëmjen e së hënës nga persona të panjohur në zonën e Agios Panteleimonas të Athinës, ishte me origjinë nga Gjirokastra dhe ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë. Mediat shqiptare raportojnë se vëllai i tij ishte një nga njerëzit më të afërt të një shqiptari që vrau një oficer policie në Tiranë, në vitin 2017.

Viktima, i njohur si Bashimi ose Artur Turabi, u qëllua për vdekje me plumb në kokë në rrugën Mihail Voda. Ai ishte i lindur në vitin 1978 dhe ishte arrestuar më parë në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje ndaj pasagjerëve në mjetet e transportit publik.

47-vjeçari ishte vëllai i Marsel Bashimi-t, i njohur gjithashtu me emrat Marsel Shkurtaj dhe Marsel Gozhita, 38 vjeç, me një dosje të rëndë kriminale si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi.

Marsel Bashimi u arrestua në korrik të vitit 2022 bashkë me Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, për një incident me armë në Greqi. Dy të fundit janë të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e oficerit të policisë Artan Cuku, përpara banesës së tij në Tiranë, në vitin 2017.

Sipas të njëjtit burim, e kaluara penale e vëllait të 47-vjeçarit përfshin:

Në Shqipëri:

  • Në nëntor të vitit 2014, u arrestua për një grabitje të dhunshme ndaj një vajze 20-vjeçare në Lazarat. E kërcënoi me thikë dhe i grabiti celularin ndërsa ajo po kthehej nga varrezat.

Në Greqi:

  • Më 14.06.2007, u arrestua nga policia kufitare në Filat për shkelje të ligjit 3386/05 “Për të huajt”.
  • Më 16.07.2009, u arrestua nga policia e krimeve ekonomike në Athinë, bashkë me nëntë persona të tjerë, për: vjedhje të fshehtë dhe grabitje në bashkëpunim, pjesëmarrje në organizatë kriminale, posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe shkelje të ligjit për të huajt.
  • Më 26.08.2013, u arrestua në Trikala me qëllim dëbimin nga vendi, pasi u konsiderua i rrezikshëm për rendin publik dhe nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi në Greqi.
  • Më 04.08.2019, Policia e Agios Panteleimonas ngriti dosje për falsifikim të dokumenteve të identitetit. Gjatë kontrollit, ai paraqiti një dokument me autenticitet të dyshimtë.
  • Më 11.08.2019, u akuzua për shkelje të ligjit për armët, pasi iu gjet në çantë një pistoletë dhe në xhep një thikë palosëse.
  • Më 27.08.2021, policia ngriti sërish dosje kundër tij për shkelje të ligjit për armët, pasi u kap duke hedhur një thikë palosëse në koshin e plehrave ndërsa dilte nga një ndërtesë në rrugën Mihail Voda.
  • Më 21.01.2022, u akuzua sërish për shkelje të ligjit për armët, pasi iu gjet një tjetër thikë.
  • Më 10.02.2022, Drejtoria e Sigurisë në Athinë ngriti kallëzim penal ndaj tij për tentativë vrasjeje me armë dhe dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë. Pas një aksidenti dhe konflikti me një person, e goditi në këmbë me thikë dhe tentoi ta qëllonte edhe në qafë dhe gjoks, me qëllim ta vriste. Kur ndërhynë policët për ta arrestuar, ai u përpoq të largohej duke i sulmuar.
  • Më 11.02.2022, emri i tij u përfshi në dosjen e një organizate kriminale me 41 anëtarë –nga të cilët 30 u arrestuan. Kjo organizatë vepronte në grupe 2 deri në 6 persona dhe kryente vjedhje të përditshme portofolash dhe celularësh në stacionet e metrosë, autobusëve dhe trolejbusëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026