Kush është spiunia ruse që ndaloi Kosova, publikohen fotot me Karaxhiç
Gazetarja ruse Daria Aslamova, e cila u ndalua nga autoritetet e Kosovës nën dyshimin për spiunazh, është liruar dhe ka shkuar në Serbi.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse, sipas të cilave Aslamova u lirua gjatë orëve të natës mes së shtunës dhe së dielës dhe vijoi e vetme rrugën drejt kufirit mes Serbisë dhe Kosovës. Nga burimet mediatike mësohet se aktualisht ajo ndodhet në qytetin serb të Rashkës.

“Arrita në kufi në 4 të mëngjesit. Oficerët e policisë kufitare të Serbisë më kërkuan të sqaroja përse nuk kisha vulë deportimi”, – citojnë mediat gazetaren, e cila është tashmë në kontakt me ambasadën ruse në Serbi.
Edhe pse nga mediet serbe dhe ruse është cilësuar si gazetare, mediet në Kosovë kanë publikuar disa foto të Daria Aslamova ku shfaqet pranë kriminelit të dënuar me burgim të përjetshëm, Radovan Karaxhiç.

Gjithashtu, në internet janë publikuar disa foto nudo, të cilat mediet kosovare thonë se Daria Aslamova i ka publikuar vetë. Nisur nga raportet me Karaxhiç dhe fotot në internet, mediat kanë aluduar se Daria Aslamova ka ofruar edhe shërbime seksuale në këmbim të informacioneve.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata