Kush fitoi nga dyshja Berisha-Meta? PL mori 42% të mandateve në Këshillat Bashkiakë

23 Maj 2023 | 16:03

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit duket se nuk ishte dhe aq zhgënjyes për të gjitha partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Defakto peshën më të madhe e mbajti Sali Berisha, i cili nxori kandidatë në pothuajse të gjitha bashkitë e vendit, por arriti të fitonte vetëm 7 të tilla.

Ndërsa Ilir Meta, cili  e kishte bërë të ditur që në krye të herës se objektivi i tij do të ishin këshillat bashkiak ka arritur të sigurojë jo pak, por 126 mandate. Të njëjtin numër këshilltarësh që ka siguruar edhe Partia Demokratike Zyrtare.

Sigla e koalicionit bashkë fitojmë arriti të siguronte vetëm 251 mijë vota, çka do të thotë 297 mandate për këshillat bashkiak në rang vendi.

Nga këto, 126 këshilltarë i takojnë Partisë së Lirisë, ndërsa pjesa tjetër, 171 do të ndahen mes Sali Berishës, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, dy partitë e tjera përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Nga përllogaritjet rezulton se Ilir Meta ka arritur të sigurojë 42% mandateve që prodhoi aleanca mes Berishës, Ndokës dhe Dules.

Kryeqyteti, i cili ka edhe peshën më të madhe me 61 mandate këshilltarësh, dyshja Meta-Berisha ka arritur të sigurojë vetëm 15 ulëse. Nga të cilat Partia e Lirisë kryeson me 8 mandate, ndërsa Rithemelimi me një më pak, 7 të tilla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026