Kush janë kandidatët më të votuar për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

30 Dhjetor 2025 | 13:06

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 34 për qind të tyre. Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:

Albin Kurti 115.590 vota

Glauk Konjufca 89.916 vota

Albulena Haxhiu 46.543 vota

Hekuran Murati 46.228 vota

Donika Gërvalla 41.032 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 53.853 vota

Arian Tahiri 25.703 vota

Përparim Gruda 24.190 vota

Uran Ismaili 18.493 vota

Sala Jashari 17.307 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 25.233 vota

Hykmete Bajrami 16.018 vota

Ukë Rugova 14.058 vota

Avdullah Hoti 12.414 vota

Doarsa Kica Xhelili 12.363 vota

Lista Serbe

Igor Simiq 14.337 vota

Sllavko Simiq 14.333 vota

Liljana Stefanoviq 13.926 vota

Nemanja Bishevac 11.680 vota

Zllatan Ellek 11.606 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 12.879 vota

Daut Haradinaj 7.855 vota

Besnik Tahiri 7.723 vota

Bekë Berisha 5.712 vota

Time Kadrijaj 5.275 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./ REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026