English

Kush janë liderët e dështuar dhe ata që patën sukses gjatë vitit 2024

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

2024 pati valë tronditëse të shumta politike: disa liderë të BE-së shkëlqyen dhe të tjerë u zhytën në probleme.

- Advertisement -

Zgjedhjet nga Parisi në Bukuresht, një luftë e vazhdueshme, një ekonomi që vazhdon të zhgënjejë dhe një fitore tronditëse nga Donald Trump në zgjedhjet në SHBA, të gjitha po shkaktojnë një dhimbje koke të zgjeruar politike. Disa politikanë arritën ta përdorin atë në avantazhin e tyre dhe të ushtrojnë ndikim mbi Bruksel – ndërsa të tjerët mbetën të ngecur.

Euronews ka renditur fituesit dhe humbësit e këtij viti të trazuar.

Nisim me fituesit:

Donald Tusk kryeministër i Polonisë

Polonia, prej kohësh ishte fëmija problematik i BE-së,  por tashmë  është kthyer në shina nën udhëheqjen e Donald Tusk. Një anëtar drejtues i Partisë Popullore Evropiane, së cilës i përket edhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, Tusk është i lidhur ngushtë me Brukselin për çështjen kyçe të Ukrainës. Ai është zotuar gjithashtu të rikthejë vendin e tij drejt drejtësisë. Pavarësisht kërcënimit të brendshëm elektoral i ka qenë në gjendje të ushtrojë një ndikim të rëndësishëm në Bruksel. Një nga veprimet e para të Komisionit të ri Europian , vetëm disa ditë pasi mori detyrën, ishte ndezja e dritës jeshile ndaj planit të diskutueshëm të Tusk për të pezulluar rregullat e azilit dhe për të lejuar efektivisht kthimin e migrantëve.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanzhez

Kryeministri spanjoll, së bashku me Tusk, duket si një nga udhëheqësit më të qëndrueshëm të Evropës. Në përgjithësi, votuesit dhanë një mesazh anti-establishment në zgjedhjet e BE-së në qershor, por e lanë delegacionin e tij prej 20 anëtarësh të eurodeputetëve kryesisht të paprekur. Pavarësisht se është në pushtet që nga viti 2018, delegacioni i tij është ende një nga forcat më të mëdha në grupimin socialist me ndikim të Parlamentit.

Mario Draghi dhe Enrico Letta

Dy ish-kryeministra italianë mund të mos marrin pjesë më në Këshillin Evropian – por ata do të hedhin një hije të gjatë mbi punën e Brukselit. Roli i tyre do të jetë vendimtar përballë paralajmërimeve të Trump për tarifat e reja.

Në kategorinë e humbësve bëjnë pjesë:

Presidenti i Francës Emmanuel Macron

Zgjedhjet e qershorit  në BE shfaqën një rritje të ekstremit të djathtë, çka shkaktoi edhe zgjedhjet e parakohshme në Francë që e bëri Macron të humbiste shumicën parlamentare në Asamblenë Kombëtare.

Përpjekja e parë për të formuar një qeveri, nën drejtimin e ish-komisionerit të BE-së të qendrës së djathtë, Michel Barnier, dështoi ndërsa ai u përpoq të kërkonte konsensus për një buxhet të vitit 2025. Nuk është e qartë se pasardhësi i tij, makronisti François Bayrou, do të jetë më mirë – megjithëse Parisi është nën presionin e Brukselit për të ulur një nga deficitet më të larta në eurozonë.

Dikur shihej si ndër udhëheqësit kombëtarë më të fortë dhe më pro-evropianë, Macron tani duket se po çalon.

Kancelari gjerman Olaf Scholz

Ai e mori timonin e Berlinit  në vitin 2021, pas një periudhe të gjatë stabiliteti relativ nën drejtimin  Angela Merkel, për të cilën ai kishte shërbyer si ministër i financave. Por thyerjet brenda koalicionit të tij – që përfshin partinë e tij socialiste, të Gjelbërit dhe FDP-në liberale – rezultuan të vështira për t’u menaxhuar.

Gjermania shihej tradicionalisht si motori që e çon BE-në përpara. Por rikthimet e përsëritura të ligjeve të BE-së –– bëri që disa të arrinin në përfundimin se anëtari më i madh i bllokut nuk ishte më një partner i besueshëm. Tensionet e brendshme dolën në pah në nëntor, kur FDP u tërhoq nga qeveria në një mosmarrëveshje mbi politikën fiskale, duke e detyruar Scholz të thërriste zgjedhje të parakohshme  të cilat do të mbahen  në shkurt.

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis

Për Presidentin e Rumanisë, çështja nuk është aq sa ai duhej të tërhiqej – ai arriti kufirin e tij prej dy mandatesh pesëvjeçare – sesa mungesa e qartësisë mbi atë që do të vijë më pas. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbajtur në nëntor pa një fitore të papritur për nacionalistin e ekstremit të djathtë Călin Georgescu. Gjykata e Lartë e vendit i anuloi rezultatet, duke përmendur ndërhyrjen e huaj dhe zgjedhjet do të duhet të rikthehen – duke e detyruar Iohannis të japë garanci për stabilitetin e vazhdueshëm të vendit të tij. Planet e ardhshme të Iohannis duken po aq të turbullta. Në një fazë të këshilluar për një post të lartë të BE-së, ai gjithashtu u paraqit për postin e NATO-s, por humbi ndaj Rutte.

Euronews ka përcaktuar edhe një tjetër kategori liderësh: Ata që duhet t’i vëzhgojmë

Duke nisur me Mark Rutte shefin e NATO-s.

Është e drejtë të thuhet se Mark Rutte pati një vit të përzier. Në korrik, liberalit iu desh të jepte dorëheqjen pas 14 vitesh të jashtëzakonshme si kryeministër holandez; partia e tij më pas hyri në një koalicion të brishtë me Partinë e Lirisë së Geert Wilders, duke thyer tabutë e mëparshme rreth aleancave me të djathtën ekstreme. Menjëherë pas kësaj, ai po merr frenat e NATO-s: një emërim i shquar, por ndoshta edhe një kupë e helmuar, ndërsa aleanca ushtarake transatlantike drejton nëpër ujëra të rrëmujshme. NATO është forcuar nga anëtarët e rinj Finlanda dhe Suedia dhe qëllimi i saj mbrojtës ndoshta nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm ndërsa Rusia po përgatitet për një ekonomi lufte. Sfida e tij është edhe Donald Trump.

Viktor Orbán kryeministri i Hungarisë nuk duhet humbur nga sytë.

Presidenca e tij e BE-së, normalisht një vitrinë e vlefshme, u ndesh me ulërima protestash dhe bojkoti, pasi ai vizitoi Moskën dhe Pekinin duke pretenduar se përfaqësonte bllokun. Gjykatat e Luksemburgut e kanë gjobitur atë me 1 milion euro në ditë për moszbatimin e ligjeve të azilit; ai ka humbur aleatin e tij më të fortë pas ndryshimit të qeverisë së Varshavës

Por, na pëlqen apo jo, ai ka luajtur me dorën e tij në Bruksel.

Pas vitesh në shkretëtirë që e pasuan duke u dëbuar nga EPP, ai gjithashtu formoi me sukses një grup të ekstremit të djathtë së bashku me Tubimin Kombëtar të Marine Le Pen; me 86 eurodeputetë, grupi Patriotet e Eurpes është i treti më i madh në Parlament.

Keir Starmer kryeministri britanik vetëm mund të përmirësohet.

Ai erdhi në krye të Britanisë me  premtim për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike dhe të sigurisë me BE-në por kjo mbetet për t’u parë gjatë vitit 2025

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?