Kush janë të arrestuarit në konfliktin e Mark Frrokut, në vendngjarje dhe 1 gëzhojë
Euronews Albania ka siguruar emrat e personave të cilët janë arrestuar ditën e djeshme në “Kepin e Rodonit” në Durrës, mes të cilëve dhe ish-deputeti i parlamentit të Republlikës, Mark Frroku.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri dhe Mark Frroku.
Shtetasit N. S., Mark Frroku., Martin Lazeri dhe Pal Doda kanë qenë në vendngajrje si përfaqësues të Kishës Katolike.
Konflikti me palën tjetër ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet mbi një pronë, në një nga zonat më të “lakmuara” në Durrës.
Të dyja palët pretendojnë pronësinë për shkak se janë të pajisura me certifikatë pronësie.
Nga pala tjetër në pranga kanë përfunduar shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka dhe Antonio Lazari.
Sipas gazetari Eni Ferhati në vendngjarje është gjetur dhe një gëzhojë, çka dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë në ajër.
Akuzat që rëndojnë mbi ish-deputetin Frroku janë “Moskallëzim krimi” dhe ajo e “Kanosjes”.
“Në vendngjarja e gjet dhe një gëzhojë dhe ka dyshime se u qëllua me armë zjarri në ajër, por ende nuk janë qartësuar rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Sipas policisë së Durrësit mbi zotin Frroku rëndojnë akuzat e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Kanosjes”, megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë