Kush përfiton më shumë nga projekti për Portin e Durrësit? Alabbar tregon detaje

26 Nëntor 2022 | 21:07

Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë “Eagle Hills” tregoi se kush do të jenë përfituesit më të mëdhenj nga investimi për Portin e ri turistik të Durrësit.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Alabbar u shpreh se vetë ai, por dhe qeveria do të përfitojnë, pasi janë partnerë.

“Besoj, ju më pyetët më përpara sesa optimist jam apo cili është redabiliteti i projektit. Mendoj se Shqipëria është një vend i veçantë dhe bregu i saj detar është i veçantë. Në Mesdhe, për projekte të një zgjerimi të konsiderueshëm dhe në Shqipëri, mendoj se asnjëherë nuk mund të gjesh një vendndodhje më të mirë se kjo, sepse ndonjëherë, edhe madhësia ka vlerën e saj.

Kemi një sipërfaqe të mjaftueshme ku mund të bëjmë gjëra të duhura. Edhe pa përvojën e nevojshme mund t’ia dalim mbanë, bëjmë gabime, mësojmë prej tyre dhe realizojmë diçka që nuk është reralizuar më parë. Prandaj kur bëhet fjalë për projekte fitimprurëse, apo rentabël, janë ato që fillojnë me një copë letër. Megjithatë, në 28 vitet e fundit, partneriteti që kemi pasur me pronarët, ndonjëherë ata fitojnë dyfishin e asaj që parashikohet të fitonin. Mendoj se do të ishte e drejtë, sepse ndërkohë që fitojmë edhe ne, fiton edhe qeveria, sepse jemi partnerë”, theksoi ai.

Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026