Kushi: Libra falas deri në klasën e tretë, kur do të fillojë shpërndarja

21 Gusht 2023 | 15:52

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se shpërndarja e teksteve shkollore falas për nxënësit do të fillojë të bëhet duke filluar prej datës 1 shtator.

Përmes një postimi në facebook Kushi bën me dije se këtë vit shkollor, krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat falas.

Sipas ministres përfitues nga skema e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.

“Tashmë në të gjitha institucionet tona arsimore kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit, të cilët do të mund t’i tërheqin ato në shkollat e tyre ose në pikat e distributorëve që prej datës 1 shtator.

Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.

Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Në çdo shkollë do të hartohet një grafik për shpërndarjen e teksteve paradite dhe pasdite, për të cilin mësuesit kujdestarë do të informojnë të gjithë prindërit në mënyrë që ky proces të jetë sa më i rregullt dhe i qetë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë punonjësit arsimorë, botuesit dhe distributorët, të cilët pavarësisht ditëve të nxehta të verës, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës, kanë vijuar punën me përkushtim që procesi i shpërndarjes së teksteve të arrihet në kohë”, shkruan Kushi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026