Kushtetuesja e la në burg, reagon nga qelia Ilir Meta

8 Prill 2026 | 16:52

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij, duke rrëzuar kërkesën për lirimin.

Në një deklaratë të plotë publike, Meta e cilësoi vendimin si të parashikueshëm dhe akuzoi gjykatën për zvarritje të qëllimshme të procesit, me synim pengimin e ndjekjes së çështjes në instancat ndërkombëtare.

“Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës! Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo gjykatë nuk di të zhgënjejë. Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 mars 2020 kur këta betoheshin te Lana. Por së paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre. Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji.”-shkruan Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!

Aleksandër Çipa, gazetari i njohur, ka folur këtë të shtunë në emisionin Review me Greta Topjanën, në Euronews Albania, lidhur me protestën e ditës së...
22:27 | 04/07/2026

“Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë

Briseida Çakërri deputete e PS-së së Vlorës ka folur këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania lidhur me protestën në ditën...
22:15 | 04/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026