“Kushtetuesja” la në fuqi paktin PS-PD, si do të zgjidhen deputetët në 11 maj

25 Dhjetor 2024 | 14:18

Asgjë nuk ndryshon. Më 11 maj në zgjedhje do të shkohet me formulën që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e dhanë në fund të korrikut në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese i tha jo hapjes së listave të kërkuara nga një grup prej shtatë partish, katër deputetësh dhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapaj.

Në pranverën e majit, partitë politike do të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dy lista.

Njëra do të përmbajë emrat e kandidatëve për deputetë të fiksuar nga kryetari i partisë, ndërsa të tjerët do t’i nënshtrohen garës; karrigen e deputetit e fiton ai ose ajo që merr më shumë vota.

Kjo formulë, ku shumica e deputetëve (100) do të jenë përzgjedhje të drejtpërdrejtë nga kryetarët e partisë dhe 40 do të zgjidhen nga vota e qytetarëve, do të zbatohet për herë të parë në garën e 11 majit.

Njëjtë si PS dhe PD, edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj arsyeton se e drejta e zgjedhësve për të zgjedhur kandidatin e preferuar për deputet nuk cënohet dhe se Kushtetuta e ka lënë në dorën e ligjvënësit masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes.

Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit, si për partitë politike, ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme: të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

Nuk mori as kërkesa që partitë politike të jenë të lira të vendosin për mënyrën e kanditaturës, me lista të hapura apo sipas formulës së dakordësuar nga dy partitë e mëdha.

“Djathtas 1912” i Enkelejd Alibeaj është grupimi politik i parë i deklaruar se në zgjedhjet e majit do të dorëzojë në KQZ vetëm një listë, dhe ajo do të jetë e hapur. Të njëjtën thirrje pati edhe për partitë e tjera që e humbën betejën në Gjykatën Kushtetuese.

Pesë muaj nga zgjedhjet, është projektuar edhe përplasja e parë që do të zhvillohet mes KQZ dhe partive politike që këmbëngulin në lista të hapura, edhe pse ligji parashikon të kundërtën: atë të dy listave, një e mbyllur dhe një e hapur.

LEOXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Largimi i Hasan Ferracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:11 | 02/07/2026