Kushtetuesja ultimatum Kuvendit të Kosovës: Konstituimi brenda 30 ditësh

26 Qershor 2025 | 19:37

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të Komisionit për votim të fshehtë, të parashtruar nga Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi, brenda një muaji duke nisur nga sot deputetët e zgjedhur kanë 30 ditë të konstituojnë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit-  zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarëve të rinj, raporton KosovaPress.

Gjykata ka vendosur njëzëri të deklarojë kërkesën të pranueshme dhe të konstatojë që seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar dhe si rezultat i mos zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës e njëjta nuk është zhvilluar në pajtim me përcaktimet dhe kërkesat e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zbatim të paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] në ndërlidhje me nenin 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve], nenin 70 [Mandati i Deputetëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kreun IV të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Aktgjykim duhet që sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026