Kuvendi drejt transformimit, Rama: Reformë administrative dhe godinë e re
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin për modernizimin e administratës së Kuvendit, si në aspektin teknologjik ashtu edhe infrastrukturor, duke paralajmëruar ndërtimin e një godine të re parlamentare me më shumë hapësirë dhe kushte më të mira pune për deputetët.
Deklarata u bë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, e zhvilluar këtë të premte në Pallatin e Brigadave. Rama theksoi se ndryshimet brenda pushtetit legjislativ kanë nisur tashmë me riorganizimin e komisioneve parlamentare dhe se ky proces duhet të vijojë me transformimin e administratës së Kuvendit.
“Aspekti i ndryshimeve brenda pushtetit legjislativ, që e kemi nisur me komisionet, si nga kryetarët ashtu edhe nga anëtarët, synon të dëgjojmë opinionet lidhur me formulën e re të ndarjes së tyre. Ky proces duhet të vijojë me administratën e Kuvendit, e cila prej kohësh ka nevojë për modernizim dhe për një transformim të rëndësishëm teknologjik. Nga ana tjetër, duhet të vendosim piketa të qarta dhe një kalendar konkret për godinën e re të Kuvendit të Shqipërisë. Këto procese shkojnë paralelisht dhe nuk pengojnë punën që bëjmë, por përkundrazi, së bashku i japin më shumë hapësirë dhe energji pozitive punës së deputetëve. Duhet të mos e ndërpresim punën që ka nisur shumë mirë pas zgjedhjeve në territor”, tha Rama., u shpreh Rama.
Sipas Kryeministrit, këto reforma nuk do të pengojnë punën parlamentare, por përkundrazi do ta lehtësojnë dhe do ta përmirësojnë atë, duke vijuar ritmin pozitiv të nisur pas zgjedhjeve në territor.
Ndërkohë, gazetarja Eksiola Shehu raportoi se fokusi kryesor i diskutimeve të Ramës me deputetët socialistë ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe roli i Kuvendit në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
Sipas saj, Kryeministri ka theksuar rëndësinë e një përparimi të shpejtë të legjislacionit, në funksion të objektivit të qeverisë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Në mbledhje pritet të mbajnë fjalën edhe kreu i kuvendit, Niko Peleshi, si dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Më pas, do të raportojnë mbi punën e tyre 7 kryetarët e komisioneve parlamentare të mazhorancës, 4 nënkryetarët e komisioneve të tjera, si dhe drejtuesit e komisioneve të posaçme për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.
Përveç angazhimeve ligjore në kuadër të integrimit evropian, Rama pritet të përcjellë edhe mesazhe lidhur me qëndrimin dhe sjelljen politike të grupit parlamentar socialist ndaj opozitës, veçanërisht Partisë Demokratike.
Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata
Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes
Gjirokastra shënon shtigjet malore, më shumë siguri dhe orientim për turistët
- 17:34 Humbje të mëdha në luftë dhe mungesë ushtarësh, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë
- 17:31 Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit
- 17:26 Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata
- 17:26 Firma e Bitcoin-it e promovuar nga Nigel Farage humb 15% të vlerës së aseteve
- 17:18 Hajime Moriyasu: Më duhet kohë për të vendosur për të ardhmen time si trajner i Japonisë
- 17:06 Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes