Kuvendi i Kosovës në bllokadë, sot tentativa e 11-të për konstituim
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish këtë të hënë, më 5 maj, për tentimin e njëmbëdhjetë me radhë për ta konstituuar legjislaturën e re.
Kjo seancë vjen brenda afatit 48-orësh të përcaktuar nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese që nga viti 2014, pas dështimit të radhës dy ditë më pare, sipas Kosova Press.
Ngërçi institucional nisi që në tentativat e para për konstituimin e Kuvendit. Më 16 prill, deputetët dhanë betimin, por seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit u shoqërua me bllokada.
Kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit ka dështuar gjashtë herë radhazi, pasi nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 57 vota , katër më pak se shumica e nevojshme. Edhe pse në seancën e fundit emri i saj nuk u propozua, Vetëvendosje duket se nuk ka hequr dorë nga ajo si opsion i parë.
Përpjekja e LVV-së që votimi për kryeparlamentar të zhvillohet me votim të fshehtë po kundërshtohet nga partitë opozitare, të cilat e konsiderojnë këtë si manovër politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës