Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mblidhet të hënën për propozimin francez

9 Korrik 2022 | 19:02

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të hapë të hënën dosjen e të ashtuquajturit propozimi francez, për heqjen e vetos së Bullgarisë dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.

Takimi i të hënës do të jetë bashkërendues, sipas kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në të do të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare, si dhe zëvendëskryeministri për integrime europiane, Bojan Mariçiç, si përfaqësues i qeverisë.

Partia më e madhe e opozitës, VMRODPMNE ka kërkuar që qeveria të sjellë dokumentacionin e plotë të propozimit francez.

Prej disa ditësh, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protestat, ku më të dhunshmet kanë qenë në Shkup, me përplasje të protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit kërkojnë që qeveria maqedonase të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, ky propozim bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026