Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon ambasada gjermane

12 Mars 2026 | 12:04

Ambasada gjermane reagoi pas votimit në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Sipas ambasadës, përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mbetet i lidhur ngushtë me efektivitetin e drejtësisë ndaj korrupsionit, ndërsa shtoi se politika duhet ta garantojë këtë proces.

“Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron:

Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.

Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Neomalsorja e ka fikur telefonin”, Bido flet për largimin e deputetes së PS nga grupi

Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur...
22:28 | 15/06/2026

Paralajmërimi i analistit Hoxha: Mazhoranca të reflektojë, ndryshe protesta do ndizet

Analisti, Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën në Tiranë. Ai...
22:13 | 15/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orë e gjysmë qëndrimi dhe fjalimesh përpara Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 16-të...
21:21 | 15/06/2026