Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

30 Tetor 2025 | 11:17

Kuvendi rrëzoi me 79 vota kundër 10 vota pro dhe 0 abstenim kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit, Niko Peleshi. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim.

Në seancën e sotme, përfaqësuesi i PD-së, deputeti Ivi Kaso prezantoi raportin për arsyet e shkarkimit të Peleshit nga Kryetar Kuvendi duke e cilësuar kryeparlamentarin të njëanshëm në krye të funksionit të detyrës.

“Niko Peleshi si kryetar Kuvendi ka treguar se ka qenë i njëanshëm në krye të funksionit të detyrës. Në dy seanca 16 dhe 18 shtator, vetëm 4 dhe 6 ditë pasi ishte betuar mbi Kushtetutë, zoti Peleshi ka konsumuar një sërë shkeljesh të rënda, të përsëritura dhe të qëllimshme, që nuk kanë pasur vetëm mbylljen e zërit të opozitës në parlament, por kanë cenuar autoritetin e organit më të lartë në një shtet demokratik. Kjo nismë për shkarkim nuk është aksioni i radhës për një opozitë, apo akt politik i zakonshëm por thirrje për një përpjekje të përbashkët për të ndaluar një rrëshqitje të rrezikshme të këtij kuvendi drejt një institucioni të heshtur, të nënshtruar dhe të zbrazët nga përmbajtja. Nuk kërkojmë ndëshkimin e një personi të vetëm por rikthim të standardeve institucionale”, – tha Kaso.

Peleshi në fjalën e mbajtur pas prezantimit të nismës së PD u shpreh se problemi nuk është ai, por mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në një sjellje politike.

“Gjatë kësaj kohe mazhoranca ka folur 291 minuta ndërsa opozita 439 minuta. Fryma antagoniste dhe përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë. Rregullorja nuk të le të fyesh, të pengosh fjalën e deputetëve apo të vendosësh të mos zbatosh masat disiplinore. Problemi nuk jam unë por mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në një sjellje politike”, – tha Peleshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte në lagjen “Mark Lula”. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30,...
14:17 | 09/07/2026

Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve paraprake, krimi...
14:02 | 09/07/2026

Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se strukturat e Policisë po hetojnë një aktivitet të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike,...
13:58 | 09/07/2026