Kërkesa e mocionit për shkarkim të Niko Peleshit, PD dorëzon raportin
Nesër në seancë plenare do të votohen 2 raportet e opozitës dhe mazhorancës për çështjen e shkarkimit të kreut të Kuvendit Niko Peleshit.
Në raportin e opozitës, parashtrohen argumentet se në seancat plenare të 16 dhe 18 shtatorit, ku akuzon Peleshin për qëndrime të njëanshme në favor të maxhorancës, prej të cilave inicioi edhe nismën për shkarkim.
Janë 5 shkelje që evidenton PD të Peleshit, në dy seanca: atë ku u njoftua Ndryshimi i rregullores që çoi në shtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe mos-realizimi i debatit parlamentar për programin qeverisës ‘Rama 4’.
“Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se për projektvendimin për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit nuk do të ketë diskutime, çka është kontestuar nga deputetët e opozitës si shkelje e nenit 75, pika 2, e Kushtetutës, e lexuar së bashku me nenet 46, pika 1, 48, pika 1, dhe 117 të Rregullores së Kuvendit, pasi i mohohet e drejta e fjalës deputetëve që dëshirojnë të diskutojnë rreth ndryshimeve të propozuara. Edhe ky qëndrim është injoruar nga kryetari i Kuvendit, i cili ka vijuar me votimin dhe miratimin e projektvendimit për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.”, thotë raporti i Grupit Parlamentar i PD-së.
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos