Kvaratskhelia arrin akord me PSG, Zubimendi drejt kalimit në Londër
Një ndër lojtarët më të spikatur të kampionatit italian, gjeorgjiani Kvaratskhelia ka vendosur t’i japë fund aventurës në Serie A dhe ka vendosur të transferohet te PSG.
Akordi është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi e më pas prezantimi i tij te kampionët e Ligue 1, të cilët prej kohësh synojnë shërbimet e anësorit.
Një kontratë 4-vjeçare me 23-vjeçarin që do të përfitojë 9 milionë euro në sezon, 6 herë më tepër nga ajo që përfitonte te 3 herë fituesit e kampionatit italian.
Pak ditë më parë, vetë trajneri Conte deklaroi se Kvaratskhelia ka shprehur dëshirën për t’u larguar, e më pas klubi pranoi ofertën prej 70 milionë eurosh nga PSG.
Zëvendësuesi i tij në Napoli shihet si britaniku Marcus Rashford, i cili konsiderohet i padëshiruar në teatrin e ëndrrave. Sulmuesi nuk është në planet e teknikut Ruben Amorim, që e ka nisur jo në mënyrën më të mirë aventurën me Manchester United.
Merkatoja dimërore ka qenë e qetë, megjithëse ekipe si Man City apo Arsenal vijojnë punën, me londinezët që këmbëngulin për të bërë të tyrin mesfushorin Zubimendi. Në garë janë dhe djajtë e kuq, por duket se akordi është më pranë me ekipin e Artetës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës