Ky është 38-vjeçari nga Tropoja, vrau me thikë mikun që mbante në shtëpi
Ky që shihni në foto është Arlind Demushi, 38 vjeç, i cili mbrëmjen e djeshme dyshohet se ka vrarë me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, në zonën e Babrrusë, në Tiranë.
Policia njofton se autori me origjinë nga Tropoja u kap në një banesë në qytetin e Durrësit, ndërsa në momentin e arrestimit iu gjet një çantë me rrobat që kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Nga burime policore thuhet se autori, 38-vjeçari Arlind Demushi, dhe viktima, 40-vjeçari Hajdar Ismajlgeci, ishin miq me njëri-tjetrin. Viktima Hajdar Ismajlgeci kishte 10 ditë që rrinte në banesën e mikut të tij, Arlind Demushi, i cili prej 10 vitesh jeton në Tiranë, në zonën e Babrrusë.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale: “Vrasje me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona