“Ky ligj nuk i hap dosjet”, Shehu: Lë dokumentet në dorë të anëtarëve të Autoritetit
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tregoi në një intervistë për Euronews Albania arsyen se përse grupi i PD-së ku ai bën pjesë nuk e votoi të enjten ligjin për hapjen e dosjeve.
“Ky nuk është ligj për hapjen e dosjeve, duhet të jemi realist në diçka të tillë. Ky është një ligj me 20 mbërthecka që i lë dosjet në dorë të Autoritetit, pra i lë dosjet në dorë të qeverisë për t’i hapur dhe për t’i përdorur ajo cilën të dojë, kur të dojë për presione të ndryshme apo për elementë të tjerë,” – u shpreh Shehu.
Ndërkohë, miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si një hap për t’u shkëputur nga tranzicioni 30-vjeçar.
Sipas tij, një vendim i tillë është i vonuar, por më mirë tani se sa kurrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet