La Italinë për Shqipërinë, trajneria e jogas prej muajsh jeton dhe punon në Vlorë

18 Nëntor 2022 | 16:31

Anna Maria, një shtetase italiane, ka lënë vendlindjen për të jetuar në Vlorë. Fillimisht erdhi si turiste në jug të vendit, por duket se Vlora rezultoi dashuri me shikim të parë për të.

Ajo la punën në Itali dhe u zhvendos në Shqipëri, ku ka hapur edhe kurse për joga.

“Ëndrra ime ka qenë të jetoja afër detit dhe të hapja shkollën time të jogës. Nē fund të marsit prenotova dhe erdha në Shqipëri për një udhëtim turistik që zgjati një muaj me idenë edhe për të parë nëse mund të jetohej në Shqipëri, edhe pse të gjithë më thonin se Shqipëria nuk është e sigurt”, u shpreh ajo.

Falë afërsisë me Italinë, shumica e qytetarëve të Vlorës e flasin gjuhën italiane. Kjo gjë për Annën ishte mikpritja e parë.

“Në fillim e mora pak me frikë qëndrimin këtu, por pastaj pashë që vlonjatët kishin një qasje shumë miqësore ndaj italianëve dhe thuajse të gjithë e kuptojnë italishten, kjo më bëri të ndihesha sin ë vendin tim” tha Anna.

Prej vitesh në Itali ka bërë Yoga, e cila më pas ju kthye në punë. Por sa njohuri dhe dëshira knaë shqiptarët me praktikën e jogës?

“Kam nisur të jap mësime për gratë, pasi puna me to është më e lehtë, pasi kanë dëshirën që përvec bukurisë estetike, kërkojnë të çlirohen nga stresi. Kam kuptuar që në Shqipëri gratë janë shuymë të ngarkuara me familjen dhe punën. Edhe pse është një kulturë ndryshe, kanë nisur ta duan dhe madje kam 4 nxnënëse shqiptare që e pëlqejnë aktivitetin fizik”, nënvizoi ajo.

Qetësinë shpirtërore dhe forcën e natyrës, Anna e gjeti në Vlorën e bukur teksa deti i zgjoi kujtimet e Sardenjës, origjinës së saj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026