Lajçak dhe Escobar të hënën në Kosovë

Prishtinë
30 Janar 2022 | 20:01

Të hënën do të mbërrijnë në Kosovë i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin.

Duke komentuar vizitën, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, pret që Lajçak dhe Escobar t’i kenë kërkesat e unifikuara për sa i përket palës kosovare.

“Besoj se zotëri Lajcak dhe Escobar do t’i kenë të unifikuara kërkesat sa i përket palës kosovare. ShBA-të po mundohen në një mënyrë të riformatizojnë dialogun, përshpejtuar me tema të caktuara”, tha Arifi.

Për analistin politik Arton Demhasaj, pritet një presion më i madh nga dyshja Escobar dhe Lajcak për themelimin e Asociacionit.

“Me gjasë presioni i zotëri Lajcak edhe Escobar do të lidhet me çështjen krijimit të Asociacionit dhe pastaj të ketë një marrëveshje përmbyllëse që do të përfundonte me njohje reciproke”, u shpreh Demhasaj.

Megjithatë, pavarësisht vizitës treditore të ndërmjetësuesve të dialogut, për profesorin Arifi, zgjedhjet në serbi, nuk do ta përshpejtojnë dinamikën e dialogut.

Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Escobar dhe Lajçak do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026