Lajçak: Kosova meriton liberalizim të vizave
“Unë me të vërtetë besoj se Kosova meriton që t’i jepet regjimi pa viza, e ka merituar para shumë kohësh”. Kështu ka deklaruar i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një konferencë për media.
“Komisioni Evropian ka thënë shumë qartë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, por e dini se kjo nuk është çështje e dialogut, por është çështje që kërkon marrëveshje konsensuale të 27 vendeve anëtare”, tha zyrtari i lartë në konferencën e përbashkët me Eskobar.
Ai nënvizoi se nuk do të duhen shumë kohë që ky proces të realizohet.
“Mund t’iu them se sa herë që informoj shtetet anëtare, gjithmonë e ngris këtë çështje dhe i informoj ambasadorët në Bruksel se sa e dhimbshme është kjo çështje në Kosovë. Vërtetë shpresoj se nuk do të marrë shumë kohë para se të shohim një liberalizim të plotë të vizave”, deklaroi ai.
Në këtë konferencë, njëzëri Gabriel Escobar dhe Lajçak thanë se SHBA dhe BE nuk do të imponojnë ‘Republikë Serbe’ në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?