Lajçak optimist: Këtë javë mund të arrihet marrëveshje për dinarin
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur optimist se në takimin që do të mbahet gjatë kësaj jave me kryenegociatorët Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç në Bruksel do të arrihet një marrëveshje.
Sipas tij në këtë takim synohet gjetja e një zgjidhjeje të përkohshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme.
“Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka shkruar emisari Miroslav Lajçak.
Të mërkurën Bashkimi Evropian ka ftuar në takim Kosovën dhe Serbinë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media tha se vazhdimi i bisedimeve do të jetë për gjetjen e zgjidhjes së përkohshme në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve