Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutim i rëndësishëm, s’jap detaje

9 Shtator 2022 | 12:32

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Miroslav Lajçak tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se disktuan për procesin e dialogut me Serbinë.

Ai tha se nuk mund të japin detaje të tjera rreth takimit pasi më vonë do të ketë një disktuim edhe me Aleksandër Vuçiçin.

“Sapo përfunduam një takim më shumë dy orësh me zotëri Kurtin me të cilin diskutuam për dialog dhe si të sjellim dinamikë në proces dhe për të çuar procesin përpara. Ka qenë një diskutim i rëndësishëm dhe nuk mund të japim detaje tjera sepse do të kemi diskutim të njëjtë sot me zotëri Vuçiç. Kjo ka qenë pjesa e parë e misionit tonë”, u shpreh Lajçak.

Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak po zhvillon sot një vizitë të përbashkët në Kosovë dhe Serbi.

Lajçak po shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026