Lajçak përshëndet vendimin e Kosovës për tërheqjen e 25 % të policisë në Veri
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka përshëndetur sot vendimin për reduktimin me 25 për qind të numrit të Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, e cila është miratuar në takimin e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.
“E mirëpres marrëveshjen e parë të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensionit në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në rrjetin X, më parë i njohur si Twitter.
I welcome today’s first joint security assessment between Kosovo Police, @EULEXKosovo and @NATO_KFOR as agreed in Bratislava. This is an important step towards full de-escalation of the tensions in the north of Kosovo.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 3, 2023
Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se në takim është vlerësuar se gjendja e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore është e mirë.
“Në lidhje me këtë konkluzion të përbashkët, nga nesër do të fillojë zvogëlimi i numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25 për qind brenda dhe rreth objekteve komunale në veri”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë