Lajçak viziton Kosovën, përpjekje për të ulur tensionet në veri

4 Korrik 2023 | 09:11

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,  viziton Kosovën këtë të martë, në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Lajçak më pas do të qëndrojë edhe në Serbi, në tentim për të bindur palët që përveç se të shtensionojnë situatën, t’i kthehen edhe tryezës së dialogut.

Në Prishtinë është konfirmuar se Lajçak pasditen e së martës do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ende nuk ka konfirmim për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Është pjesë përbërëse e punës së të dërguarit të posaçëm që të udhëtojë për t’u takuar me partnerët në terren”, tha një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke komentuar vizitën e Lajçakut. Ai shtoi se kjo vizitë në Kosovë është pjesë e punës për “lëvizjen e dialogut përpara”.

BE-ja vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e menjëhershëm të tensioneve dhe të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetëson Burkseli.

Blloku evropian i ka paraqitur disa kërkesa Kosovës sa i përket situatës në veri. Brukseli po kërkon tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serbë. Po ashtu, blloku evropian po kërkon tërheqjen e kryetarëve të rinj nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zotimin publik të serbëve se do të marrin pjesë në votime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026

PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Dy...
16:34 | 01/07/2026

Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)

Një operacion kundër krimit të organizuar është zhvilluar në pika të ndryshme në Kosovës. Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës...
15:23 | 01/07/2026