Lajm i mirë për shqiptarët në RMV, Kasami: Do kemi një front opozitar të bashkuar

18 Korrik 2023 | 18:51

Kryetari i Levizjes Besa në Maqedoninë e Veriut Bilall Kasami është shprehur se shumë shpejt mund të kenë një koalicion të zgjeruar opozitar ku fillimisht do të marrin pjesë tre parti.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se koalicioni do të përfaqësojë shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

“Tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kemi rrotacion pas 20 vitesh. Në këto rrethana po jap lajmin e mirë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, se shumë shpejtë mund të kemi dhe një formalizim i një koalicioni të zgjeruar opozitar ku fillimisht do të jenë  tre subjekte politike, Lëvizja Besa, Alternativa dhe subjekti i dalë nga BDI-ja. Po ashtu janë të mirëpritura dhe të gjithë ato forca opozitare të cilat e duan dhe një subjekt apo koalicion që përfaqëson shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026