Lajm i mirë që klasa politike shqetësohet nga SPAK-u, thotë eksperti
Eksperti i sigurisë Fabian Zhilla tha për “Now” në Euronews Albania se është lajm i mirë që politikanët janë shqetësuar nga SPAK.
Ai përmendi se nga konferencat ndërajonale ku ka marrë pjesë rezulton se SPAK është një nga institucionet që në rajon ka pasur rezultatet më të larta edhe pse në kapacitetet njerëzore ka pasur probleme.
“Nuk mund të jemi selektivë kur gjykojmë një institucion i cili është në formim e sipër,” – u shpreh Zhilla ndërsa theksoi se nga 2020-ta në 2021-shin, ka një rritje të eficencës së SPAK-ut deri në 30%.
“Për mua është lajm i mirë që klasa politike është e shqetësuar nga SPAK-u. Për mua do të ishte lajm i keq kur shoqëria civile dhe shoqëria në përgjithësi është e pakënaqur nga SPAK-u,” – shtoi eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:02 Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:02 “2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
- 21:59 Nis marshimi i qytetarëve, po shkojnë drejt komisariatit nr. 3 ku po mbahen protestuesit e arrestuar
- 21:50 Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 21:41 Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 21:33 Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas