Lamaj: 7 vite burg për shpërdorim detyre, të mbahej përgjegjësi për nxjerrjen pagave

30 Mars 2023 | 09:15

Avokati Redi Lamaj foli në lidhje me dënimin me shërbim prove të katër zyrtarëve të cilët akuzohen për nxjerrjen e pagave të shqiptarëve vitin e kaluar.

I ftuar në emisionin  “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se sipas ligjit, kush akuzohet për  shpërdorim  detyre dënohet deri në 7 vite burg, ndërsa ato që akuzohen për korrupsion pasiv  dënohen deri në 4 vite.

Përsa i përket rastit të publikimit të pagave, Lamaj nënvizoi se duhet të kishte dorëheqje dhe mbajtje përgjegjësi penale.

“Për shpërdorim detyre dënimi maksimal është deri në 7 vite dënim, ndërsa për korrupsionin aktiv është deri në 4 vite. Duke qenë  se ata janë dënuar  me dy vjet i lind e drejta Gjykatës dhe mbrojtjes që të kërkojë dënimin me kusht, duke qenë se jemi në kushtet e një dënimin nën 5 vite. Ky është një dënim që ligji e parashikon si dënim që gjatë kësaj periudhe ti nuk duhet të kryesh një vepër penale. Gjatë kohës që je në shërbim je i monitoruar. Për rastin e pagave duhet të kishte dorëheqje, përgjegjësi politike dhe përgjegjësi penale”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024