Lamine Yamal merr fanellën me numër 10 te Barcelona: Ëndrra ime u bë realitet

17 Korrik 2025 | 09:27

Barcelona ka një numër të ri 10 dhe ai është Lamine Yamal. Klubi katalanas e ka zyrtarizuar këtë ndryshim përmes kanaleve të tij zyrtare, duke prezantuar gjithashtu edhe një mural gjigand në lagjen Rocafonda të Matarós, aty ku ka lindur ylli i ri i futbollit. Mbi mur shkruhet: “De Rocafonda al mundo. Lamine Yamal 10”, një mesazh që simbolizon ngritjen e një talenti të jashtëzakonshëm drejt skenës botërore.

Prezantimi i fanellës me numrin 10 u shoqërua edhe me njoftimin e rinovimit të kontratës së Yamalit deri në vitin 2031. Vetëm pak ditë pasi mbushi 18 vjeç, Yamal tashmë konsiderohet pasardhësi i një trashëgimie të artë, që përfshin emra legjendarë si Maradona, Romario, Rivaldo, Ronaldinho dhe padyshim, Lionel Messi.

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, kontrata e re përfshin një pagë që i afrohet 20 milionë eurove në sezon dhe një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh – një shifër që synon të mbrojë yllin e ri nga çdo tentativë e mundshme për transferim. Megjithatë, Barcelona nuk ka konfirmuar zyrtarisht këto shifra, duke zbuluar vetëm që lojtari do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

 “Ishte ëndrra ime e fëmijërisë dhe po e realizoj këtu në Barcelonë, që është shtëpia ime. Kam jetuar këtu që kur isha 7 vjeç”, u shpreh Yamal në konferencën për shtyp, ku u paraqit përkrah familjes së tij. Me fanellën legjendare mbi supe dhe një buzëqeshje karakteristike, 18-vjeçari premton emocion dhe përkushtim për të ardhmen.

Barcelona jo vetëm që i jep Yamalit simbolikën më të madhe të klubit, por edhe përgjegjësinë për të qenë figura e re udhëheqëse e një brezi të ri futbolli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026