Lamtumirë Vladimir Prifti! Mbahen homazhet për “Mjeshtrin e Madh” të kinemasë
Këtë të hënë janë mbajtur homazhet në nder të regjisorit të mirënjohur Vladimir Prifti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Familja dhe miqtë e tij u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit “Mjeshtrit të madh”
“U trishtuam shumë, po ai ka lënë veprën e tij si një kurorë të bukur për kulturën shqiptare. Artist i mrekullueshëm, baba shembullor dhe një njeri shumë i mirë”,-tha Roza Anagnosti
Ai u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një plagë në zemrën e familjes dhe miqve të tij, por një trashëgimi kulturore në arkivat e Shqipërisë.
“Jeta e babait tim, ishte e gjitha e përbërë nga aktorë të famshëm, filma të famshëm dhe nga një punë e jashtëzakonshme. Ishte jeta e një artisti”,-tha Keidi Prifti
“Vladimiri ishte nga regjisorët më të mirë të televizionit në atë kohë. I provoi të gjitha zhanret. Figura e tij është te regjisorët shembull, punoi me dëshirë deri ditën kur vdiq. Unë mendoj se Vladimir Prifti nuk duhet të dilte sot nga këtu, duhet të dilte nga një vend ku i takon një artisti të madh”,-tha Osman Mula
Regjisori i mirënjohur numëron disa filma të paharrueshëm, të cilët kanë shënjuar majat e kinematografisë shqiptare, mes të cilëve, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Udha e shkronjave”, “Kur hidheshin themelet”, “Era e ngrohtë e thellësive, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time” një kontributit i çmuar ky në filmin artistik shqiptar.
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit