“Lana-Tirana-Para-Pas-Albania”, çelet ekspozita fotografike nga Roland Tasho

21 Mars 2024 | 16:43

Fotografi dhe fotoreporteri Roland Tasho çeli një ekspozitë fotografike në Galerinë e Artit, njw ekspozitë e cila si një guidë në tre periudha te ndryshme në Tiranë na mundëson të kthehemi pas në kohë.

Lana, Piramida, Pazari i Ri trasformimi i tyre në kohë, bashkë me një përzgjedhje nga arkivi i rrallë i Rolandit, me foto para dhe pas periudhës së tranzicionit, janë në fokus të kësaj ekspozite fotografike të organizuar nga Galeria e Arteve Tiranë.

Ai nuk është thjesht fotograf që prej 40 vitesh fikson disa çaste, por fotografia është vetë jeta e tij. Artisti njihet gjithashtu për arkivin e tij të pasur me fotografi sidomos gjatë protestave të dhjetorit të vitit 90 dhe nga ndryshimet politiko-sociale të Shqipërisë në vazhdim.

Ekspozita e fotografit të njohur do të qëndrojë e hapur deri me 7 prill.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026