Lando Norris lë pas Hamilton në provat e Sprintit në Kinë
Nga shiu në pole position, Lando Norris do të niset i 1’ri në garën Sprint në Shanghai, eventi i 1’rë për këtë sezon. Anglezi i McLaren ja doli të dominojë shiun që filloi në fundin e sesionit të 2’të dhe detyroi 10 pilotët më të shpejtë të zhvillonin një session të 3’të kualifikues me probleme. Ashtu si Charles Leclerc që i 1’ri doli jashtë pistës por e ruajti makinën të padëmtuar.

Fillimisht koha e Norris u anullua por pas rishikimit u arsyetua që ai nuk u avantazhua nga dalja jashtë pistës në Shanghai. Në këtë mënyrë ai la pas Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso me rezultatin më të mirë për Mercedes dhe Aston Martin deri tani. Max Verstappen u rendit në vendin e 4’rt përpara Ferrari’t të Carlos Sainz ndërsa Sergio Perez dhe Leclerc duhet të kënaqen me vendet 6’të dhe 7’të.

Heroi i ditës ishte idhulli vendas, Zhou Guanyu që u kualifikua në sesionin e 3’të duke eleminuar Mercedes’in e Russell që u rendit në vendin e 11’të. Gara Sprint do të zhvillohet të shtunën në orën 05:00 me orën lokale në Shqipëri dhe do të transmetohet në EuroNews Albania dhe IN Radion në 105.7 mhz. Kjo është rradha e nisjes së garës së 1’rë Sprint në Shanghai:
1. Norris (McLaren) 1’57″940
2. Hamilton (Mercedes) 1’59″201
3. Alonso (Aston Martin) 1’59″915
4. Verstappen (Red Bull) 2’00″028
5. Sainz (Ferrari) 2’00″214
6. Perez (Red Bull) 2’00″375
7. Leclerc (Ferrari) 2’00″566
8. Piastri (McLaren) 2’00″990
9. Bottas (Sauber) 2’01″044
10. Zhou (Sauber) 2’03″537
11. Russell (Mercedes) 1’36″345
12. Magnussen (Haas) 1’36″473
13. Hulkenberg (Haas) 1’36″478
14. Ricciardo (RB) 1’36″553
15. Stroll (Aston Martin) 1’36″677
16. Gasly (Alpine) 1’37″632
17. Ocon (Alpine) 1’37″720
18. Albon (Williams) 1’37″812
19. Tsunoda (RB) 1’37″892
20. Sargeant (Williams) 1’37″923
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve